Categories
Uncategorized

Lëshohet alarmi në veri të Kosovës: Serbët dalin kundër serbëve, u hyn ‘shejtani’ në mes

Punonjësit e shëndetësisë në njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë paralajmëruar këtë javë se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme, me arsyetimin e situatës së “paqendrueshme politike”.

I njëjti paralajmërim verbal është dhënë për institucionet tjera në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i financon Serbia. “Të gjithë jemi të çuditur”, tha një mjek për Radio Evropa e Lirë. “Njerëzit kanë paguar mijëra euro për aranzhimet verore”, shton ai. Personi insistoi që të mbetej anonim për shkak të frikës se mund ta humbte vendin e punës.

Categories
Uncategorized

Rrahu nxënëset më rrip, ngrihet aktakuzë ndaj arsimtarit të matematikës në Dragash (VIDEO)

Ndaj një profesori të matematikës në shkollën “Hilmi Bahtijari” në Blaq të Dragashit është ngritur aktakuzë në prokurori, pasi dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj nxënësve të tij.

Njëri nga prindërit e nxënësve të tij e kishte paraqitur rastin në polici.

Besar Zejnullahu, prindi në fjalë, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka thënë se profesori për katër vjet me radhë i kishte rrahur nxënësit e tij edhe me rrip.

“Jam munduar t’i dërgoj fjalë nëpërmjet hoxhës por ai prapë ka vazhduar. Më pas vendosa të shkoj në polici. Fëmijët nuk kanë treguar se janë të frikësuar, ata frikësoheshin se do t’ua humbte vitin, atyre ua ka mbyllur njësh dhe tani janë në provim”.

“Ai fëmijët i ka trembur, nuk është njeri që kuptohesh me fjalë, ai është njeri i dhunës. Kemi video të tij duke ofenduar dhe shkaktuar dhunë psikike te fëmijët”, ka thënë Zejnullahu.

Categories
Uncategorized

Ky plumb qorr rrezikoi fëmijët e një familjeje diku në Kosovë (FOTO)

Një përdorues i facebookut ka raportuar për një incident, i cili, sipas tij, do mund të përfundonte me fatalitet, si pasojë e festimeve me armë zjarri.

Siç shkruan ai, diku në Kosovë, fëmijët e një familjeje qenë të rrezikuar nga një plumb qorr, shkrepur nga fqinjët gjatë një ahengu, përcjell Klankosova.tv.

“Vëlla, ti ndoshta ke festuar te shtëpia jote, por në shtëpinë time ke mundur të bësh tragjedi”.

“Fëmijët e mi kanë qenë duke luajtur në oborr, pesë metra më larg ka qenë fëmija im nga ky vend ku ka rënë ky plumb. Festo me zemër dhe jo me armë”, thuhet në një postim të faqes Akademia Thaibox-Kickbox Mitrovica.

Categories
Uncategorized

Fadil Kodra i ka dhënë Kosovës 5 vëllezër në UÇK dhe dy dëshmorë, u shkarkua nga Sveçla

Shkruan: Agron Kodra / familjar i Fadil Kodrës – bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

Keqperdorimi i modestisë së një Gjenerali në pension, i cili ia kushton gjithë qenien e tij lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit të atdheut, do të marrë përgjigjen ligjore përveç turpit që do ti mbuloj autorët që përpiqen me i goditë vlerat me të larta sublime kombetare.

Gjenerali i ka dhëne shumë atdheut (5 vëllezër në UÇK dhe dy dëshmorë) prandaj e din vlerën e shtetit dhe i ka shërbyer deri tani pa u lëkundur duke qëndruar vertikalisht.

recommended by

Categories
Uncategorized

Sindi Loci ngeh sytjenat poshtë, të le pa “mend”

Sindi Loci ka qenë një prej konkurenteve të “Përptuhen” e cila në program bëri deklaratën e forë, duke thënë se është e virgjër, ku ngjalli eagime të shumta nga publiku por edhe në stoudio.

Tashmë ajoi nuk është se po merret me ndonjë projet të ri, por vetëm po qëndron aktive në rrjetet socilale, shkruan”Kosovarja”.

Ndryshe nga vajza e ëmbël, ajo ka ndryshuar tërësisht paraqitjen e saj nëpër imazhe, ku shfaqet shumë e nxehtë dhe provokative.

Së funmdi, ka ndarë një imazh me dorën e vendur në gjoks.

Categories
Uncategorized

Ganimete Musliu kositë edhe barin, më pas me veshje elegante niset për dasmë

Pos vozitjes së traktorit, deputete Ganimete Musliu ësht
ë shfaqur në emisionin “Era Verë” edhe duke e kositur barin dhe duke rregulluar oborrin e shtëpisë. Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje vajzave të reja të shkollohen, por edhe mos t’i frikësohen punës.

E pas kositjes së barit, deputetja e njohur u rregulla dhe u bë gati për një dasmë. Musliu dha një rrëfim të gjatë në “Era Verë” për familjen dhe jetën e saj.

Categories
Uncategorized

SyIa: Kosovarët siIIen në Shqipëri, sikur diaspora me neve

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e fundit të gazetarit Bledi Mane lidhur me përdorimin e vajit të ullirit nga kosovarët.
“Në momentin kur këso zëra dalin, atëherë rriten pakënaqësitë pasi ne mendojmë se bëjmë shumë për ta”, ka thënë ai në Pressing.

Syla ka thënë se kosovarët janë një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e turizmit në Shqipëri, porse nuk e mban gjallë atë.

“Kosovarët sillen në Shqipëri, sikur diaspora në Kosovë.

Na po ju majna, e kështu. Kosovarët janë inxheksion për Shqipëri, është e vërtetë.

Kur shkoj në Sarandë në gusht, shumica kanë qenë të Italisë.

Kosova është inxheksion i rëndësishëm, por nuk është që e mban gjallë.

Ndoshta në veri të Shqipërisë disa pjesë dhe Durrës.

Është e destinuar për atë turizmin masiv. Shihet nga ofertat”, shton ai.

Categories
Uncategorized

Bledi Mane: Pas deklaratave për kosovarët dhe vajin e ullirit, mora 320 kërcënime

Gazetari Bledi Mane ka shpjeguar deklaratën e tij të dhënë dje që ngriti një debat mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri.
Mane thotë se për ato deklarata ka marrë reagime, por që nuk e kishte pritur që deklarata të bëhej kaq e madhe.

“Është debati i famshëm i vajit të ullirit. Është një pjesë e debatit që është shkëputur gjatë emisionit dhe debatit mes meje dhe gazetarit shqiptar nga Kosova. Kam thënë që Kosova nuk ka kulinari të mirë, por që nuk e prisja që për 24 orë nga të dy anët e kufirit të përfolej kaq shumë, aq sa edhe nënkryetarja e PDK-së reagoi, Saranda Citaku nëse nuk gaboj. Saranda, Vlora, Korca Citaku, ska rëndësi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai shtoi se priste një reagim më të matur nga shqiptarët e Kosovës, pasi shton se me kërcënime nga shqiptarët në Republikën e Shqipërisë është mësuar. Megjithatë ai shton se “shqitparët nga të dy anët e atdheut qëndrojnë njëjtë me kërcënime”

“Më kujtohet para 20 viteve kur isha ende i vogël një debat i Migjen Kelmendit.

Jam shumë i lumtur që gazetarët po merren me një debat kulinarie.

Mendova se do të kishte një feedback që marrim ne gazetarët, që janë kërcënime shkrime sharlatanë e diçka të tilël, por mendoja se Kosova do të ishte më e përparuar por është njëjtë sikur këtu.

Pra dy anët e atdheut janë njëjtë sa i përket kërcënimeve. Janë mbi 320 mesazhe kërcënuese për komente kulinarie.

Në përgjithësi ishin kërcënime kulinarie.

Të jemi koshiente pra pa marrë kohën.

Për një debat të tillë ndikon edhe gjeografia.

Po e sjell rastin e pushtimit të ishullit britanik nga Jul Cesari.

Para shumë viteve britanikët nuk dinin të gatuanin dhe të laheshin pasi laheshin me yndyrën e derrit.

Por pushtuesit marrin dhe japin.

Ata dhanë shumë. Trangujt, e të tjerë.

Nuk janë britanike por ata i cuan.

Tash ka banja historike në Britani që ata i dërguan pasi nuk i kishin”, përfundoi ai.

Categories
Uncategorized

Ky është shoferi i kamionit që vdiq në aksidentin që ndodhi në Gjilan

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident në fshatin Pgragjë të komunës së Gjilanit, ku një person humbi jetën tragjikisht në një aksident me kamion duke u përplasur për një muri të një shtëpie.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar rastin për Sinjalin, ku tha se ka qenë një aksident me ç’rast drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin dhe më pas në një distancë të vogël përplaset për murin.

Shoferi i kamionit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, pronari i firmës së kamionit, Riza Abdyli ka publikuar një postim në Facebook duke shprehur ngushëllime për rastin tragjik që ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Kemi humbur një punëtor mbi të gjitha një shok dhe familjar”, shkruan ndër të tjera në postim.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në firmën tonë kemi pësuar një tragjedi, ku në një aksident me kamion kemi humbur një punëtor, mbi të gjitha një shok dhe familjar, nip të familjes, Agim Dautin. Një mungesë e madhe si për familjen ashtu edhe për kolegët e punës. Në emrin tim dhe të kolegëve të punës, i shprehi ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe”.

Categories
Uncategorized

Ilir Meta: Mezi pres të rikthehem për një mandat të dytë si President i Republikës

Mezi pres pas 25 vitesh të rikthehem për të bërë një mandat të dytë si President i Republikës, tha Ilir Meta në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI-së.

“Dje, siç kisha bërë premtimin publik, dorëzova sipas Kushtetutës detyrën më të lartë të shtetit, atë të Presidentit të Republikës. Pata eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta, kryeminstrit, kryetarit të parlamentit dhe Presidentit. Jam ndjerë më mirë në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Mezi pres pas 25 vitesh të rikthehem për të bërë një mandat të dytë.

“Deri atëherë, Shqipëria duhet të mbushet nga energjia e të reja dhe të rinjve dhe mbi të gjitha nga energjia e të rinjve, sepse situata është kritike”. /TCH