Categories
Uncategorized

Johnson vesh uniformën, merr pjesë në aksione me ushtarët ukrainas (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Britanisë, Boris Johnson, ka veshur uniformë ushtarke dhe ka rrokur armët derisa ka parë nga afër aksionet stërvitore te trupave ukrainase nga ushtarët britanikë.

Forcat britanike kanë filluar trajnimin e ushtarëve ukrainas në një program të ri për të ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë. Deri në 10,000 ushtarë ukrainas janë paraparë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar për trajnime të specializuara ushtarake që do të zgjasin disa javë.

“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që stërviteshin nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.