Categories
Uncategorized

Grabitje e armatosur në pompën Exfis në Komoran, hajnat e maskuar plaçkitin mijëra euro

Pompat e derivateve vazhdojnë të jenë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes, në pompën e derivateve EXFIS në Komoran, raporton KosovaNews.

Hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin mijëra euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbante njëri nga të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.