Categories
Uncategorized

Vdes shoferi i kamionit, policia konfirmon se ishte aksident e jo vetaksident

Një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri me dije se pas hetimeve u kuptua se nuk ishte vetaksident, siç ishte thënë në fillim.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore”, është shprehur Hashani. “Me këtë rast, drejtuesi i kamionit e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj, pas një distance të konsiderueshme, përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, shtoi ai.

“Edhe përkundër ndihmës së mjekëve, personi i aksidentuar, i lindur më 1960, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.