Categories
Uncategorized

Ky plumb qorr rrezikoi fëmijët e një familjeje diku në Kosovë (FOTO)

Një përdorues i facebookut ka raportuar për një incident, i cili, sipas tij, do mund të përfundonte me fatalitet, si pasojë e festimeve me armë zjarri.

Siç shkruan ai, diku në Kosovë, fëmijët e një familjeje qenë të rrezikuar nga një plumb qorr, shkrepur nga fqinjët gjatë një ahengu, përcjell Klankosova.tv.

“Vëlla, ti ndoshta ke festuar te shtëpia jote, por në shtëpinë time ke mundur të bësh tragjedi”.

“Fëmijët e mi kanë qenë duke luajtur në oborr, pesë metra më larg ka qenë fëmija im nga ky vend ku ka rënë ky plumb. Festo me zemër dhe jo me armë”, thuhet në një postim të faqes Akademia Thaibox-Kickbox Mitrovica.

Leave a Reply

Your email address will not be published.