Categories
Uncategorized

Missi shqiptar ndahet nga i dashuri miliarder

Ish-missi shqiptar, Blerta Veseli, ka kohë që ka çelur një faqe të re në jetën e saj.Përtej oqeanit, ajo po shijon në maksimum karrierën. Krahas punëve të saj si modele në Amerikë, pati zhvillime edhe në jetën private.
Por, çfarë ndodhi me romancën që ishte raportuar më herët?Prive mëson se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, madje ata kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Categories
Uncategorized

Pas rrahjes se hoxhës Bajqinovci i shqetesuar, shkon ne zyrat e BIK-ut per të qene ne krahe

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkuar sot për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës pas sulmit ndaj imamit të fshatit Lupq të Podujevës Zeqir Berisha nga tre persona, të cilët tashmë janë në mbajtje.

Deputetët Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri janë pritur nga kryetari i Këshillit Mensur Hoti dhe kryeimami Bekim Jashari.

“Deputetët kanë shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e këtij Këshillit të Bashkësisë Islame.

Sipas njoftimit, deputetët shfaqën shqetësimin e tyre në lidhje me sulmin ndaj imamit Berisha dhe solidarizimin e plotë me familjen e imamit.

“Kryetari Hoti pas falënderimit për vizitën tha se e vlerësoi lart interesimin e deputetëve dhe u zotua që Këshilli i Bashkësisë Islame do të ruajë frymën lart kundër çdo përpjekjeje për qëllime ideologjike që cenojnë imazhin dhe zbehin autoritetin e popullit tonë”.

Imami Berisha aktualisht është duke u trajtuar në spital për lëndimet e rënda që i mori. Gjendja e tij është stabile, sipas mjekëve.

Categories
Uncategorized

Pas presidentes Osmani, rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Martyt i dhemb edhe ministres Albulena Haxhiu

Presidentja dhe Qeveria e Kosovës e kanë lënë të vetëm Republikën e Shqipërisë në betejën për të shfuqizuar raportin skandaloz dhe trillues të ish-senatorit zviceran, Dick Martyt, përkundër që hetimet ndërkombëtare kanë vërtetuar se nuk qëndrojnë pretendimet e këtij raporti për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Vetëm një ditë pasi presidentja Osmani nuk gjeti forcën ta përshëndeste Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, e cila si asnjëherë më parë bëri bashkë votat e deputetëve të PS-së dhe PD-së, në sinkron me të është përgjigjur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Demokracia.com.

Në vend të një mbështetjeje të hapur, pasi Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë synon të heq njollën që rëndon mbi kombin shqiptar, pasi edhe hetimet ndërkombëtare kanë ardhur në përfundim se nuk ka pasur trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, ministrja Albulena Haxhiu ka treguar se sa shumë i dhemb rruga që ka nisur Shqipëria, pasi ka dhënë një përgjigje pa e pyetur askush.

“Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata janë që po hedhin tym, por duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Haxhiu, e cila shtoi se është ende herët për të thënë nëse rezoluta e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë do të prodhojë ndonjë rezultat.

Qëndrim të tillë, jo-mbështetës për Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, ka dhënë një ditë më herët edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në konferencën e saj të përbashkët me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ajo ka sulmuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, ka thënë ajo.

Më 21 korrik 2022, Kuvendi i Shqipërisë, me 125 vota ‘Për’ ka miratuar Rezolutën mbi “Pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë”.

Gjatë debatit në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka thënë se kjo nuk është një rezolutë e zakonshme.

“Është rezolutë ndryshe nga të tjerat, sepse është fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kjo rezolutë synon të lëvizë Këshillin e Europës”, ka thënë Rama.

“Dick Marty nuk është më anëtar i Asamblesë [Parlamentare të Këshillit të Evropës]. Ne nuk e kemi fare me Dick Martyn. Ne tash e kemi me reputacionin dhe dinjitetin e një Asambleje në Këshillin e Evropës, e cila është çuar dhe e ka votuar atë. Në rregull, e kanë votuar se kanë menduar se duhet të hetohet. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, sepse i tillë ka qenë edhe qëllimi… ka bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – një nga momentet më të rëndësishme të krenarisë kombëtare të shqiptarëve”, ka thënë Rama. /Demokracia.com/

Categories
Uncategorized

Limaj viziton babain e ish-presidentit Thaçi: Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni

Fatmir Limaj, i pari i NISMAS Socialdemokrate ka bërë të ditur se ka vizituar babain e Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.

Categories
Uncategorized

Ekskluzive: Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë

Shteti është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në media ku një vajzë e shan dhe e kërcënon një kalimtare te “Tre sheshirat” në Prishtinë, duke i thënë se “e kam babën prokuror”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza që shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajza e Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.

Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar sot për Sinjalin në lidhje me këtë rast dhe kanë bërë të ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë për Sinjalin.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja në lidhje me gjobën dhe veprimet që do të merren ndaj të dyshuarës.

Categories
Uncategorized

Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut për Thaçin: Duhet të jeni në gjendje ta tejkaloni inatin

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilat kanë kritikuar ish-presidentin Hashim Thaçi, për krijimin e Gjykatës Speciale.
Çitaku në reagimin e saj ka thënë se, duhet Osmani e Haxhi duhet të jenë në gjendje ta tejkalojnë inatin politik dhe se urrejtja nuk është platformë e shëndoshë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu deputetja e PDK-së ka thënë se nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të raportit, siç e ka quajtur Çitakut, monstruoz nga ana e KE-së.

Tutje Çitaku ka shtuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët janë në Hagë si prijës të UÇK-së e jo për shkak të aktiviteteve politike.

“Duheni me qenë në gjendje e e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.

E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.

Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.

Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.

Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.

Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së.

Duheni me qenë në gjendje e e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë.

Categories
Uncategorized

Ka ndërruar jetë 21 vjeçarja Lindita Sinani vajza e Zeqiri Sinanit

Ka ndërruar jetë 21 vjeçarja Lindita Sinani vajza e Zeqiri Sinanit prej (Haraçine) Goshince, ndajmë dhimbje së bashku me familjarët.Ngushllime.

Lajmin e ka bere te ditur Zeri Shqiptar

Categories
Uncategorized

Subhanallah/Një Ezan i cuditshem thëret në QABE ,askush nuk ishte brenda dhe dyert ishin të mbyllura (VIDEO)

Ndodhi një mrekulli Ezani që dëgjohet del nga Qabja ku ishte dera e mbyllur, sigurimi i Qabës lajmroi mbretin e saudisë ku me shpejtësi erdhi dhe pa se dera ishte e mbyllur subhanAllah të pranishmit than se ishte Ezani ma i bukur që ekziston ALLAHU EKBER .

Categories
Uncategorized

VANESSA BRYANT REVEALS THE FIRST TIME SHE MET KOBE BRYANT DURING HER HIGH SCHOOL DAYS AND HOW OLD SHE WAS

Vanessa Bryant was only 17 years old when she met Kobe Bryant for the first time. Kobe was 20. The couple first met on the set of a music video during a time when the athlete briefly tried his hand at a rapping career. According to Kobe, it was essentially love at first sight the moment he laid eyes on Vanessa. “I would come out of the trailer and just wanted to talk to her some more, in between takes and stuff like that,” Kobe confessed in a documentary,

Kobe eventually worked up the courage to ask Vanessa for her number and the rest is history. Kobe revealed that many of their dates during the beginning actually took place at the most magical place on earth — Disneyland. And while he knew Vanessa was beautiful, he was adamant that what he had with Vanessa went much further than physical attraction. “She was just beautiful. We literally did everything together … she became my best friend,” he said. He continued on, stating that they both “[saw] the world the same way.”

Vanessa Bryant worked as a model
While Kobe Bryant was known for his brief stint as a rapper, Vanessa also had a career that she dabbled in: modeling. As you will recall, Kobe and Vanessa met on the set of a music video — one in which Vanessa was the star. But how did she initially get into modeling?

Per the Los Angeles Times, the story goes that, while attending a hip hop concert at Irvine Meadows Amphitheater in August 1999, a man with a video camera approached her and explained that he was looking for girls to star in music videos. Bryant obliged and gave the man her number and soon after she was called to come to the shoot.

As it turns out, that job was just one of many for Vanessa. She quickly booked more modeling gigs, but she was always under the watchful eye of her protective mother. She even starred in music videos for rappers Snoop Dogg and Krazy Bone. Pretty