Categories
Uncategorized

A po i ‘mashtron’ Sillosi i Skenderajt konsumatorët

Njëri nga veprimtaret me të respektuar në treven e Drenicës, ish profesori Jahë Jusufi, nëpërmjetë postimi në rrjetin social “facebook” ka akuzuar Fabriken e Sillosit në Skenderaj për mashtrim, shkruan portali rajoni.org.

Jaha publikisht ka shkruar ” A na mashtroi ” Sillosi ” i Skënderajt ?Aty ku e dorëzuam drithin , pronari tha se ” ata nalt na kanë thânë sivjet për ujem ndalen 20 % , e jo 18 % ! Po ashtu në faturë del se miell janë llogaritur 50 % , e jo 52 % si në vitet e kaluara ! Dyshova se është gabim , por edhe në faturën vëllait ishte i njëjti ” gabim ” ! Mos e kam unë gabim ? Do të doja një sqarim e asgjë më tepër . Ju përshëndes . P.s . Këto që i shkrova e dëshmon fatura”.

 

Categories
Uncategorized

Rritet edhe çmimi i byrekut, ja sa kushton tani

Çmimet janë rritur për pothuajse të gjitha produktet në Kosovë.
Rritjes së çmimeve nuk i kanë ‘shpëtuar’ as byrekët.

Derisa më herët një byrek kushtonte 0.90 centë, tani një byrek kushton 1.20 centë.

Më poshtë mund t’i shihni fotot e bëra sot në një nga furrat në qendër të Prishtinës.

Categories
Uncategorized

Ministrja Gërvalla prezanton nesër dy projekte që lidhen me diasporën

Dy projekte të cilat lidhen me diasporën, bëhet e ditur se do të prezantohen nesër, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo pritet të bëhet përmes një adresimi për media, në të cilën ministrja Donika Gërvalla, do jetë e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, përcjell Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga divizioni për komunikim publik nga MPJD, konferenca është paraparë të mbahet të martën në ora 11.oo.

Categories
Uncategorized

Vdes shoferi i kamionit, policia konfirmon se ishte aksident e jo vetaksident

Një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri me dije se pas hetimeve u kuptua se nuk ishte vetaksident, siç ishte thënë në fillim.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore”, është shprehur Hashani. “Me këtë rast, drejtuesi i kamionit e humb kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj, pas një distance të konsiderueshme, përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, shtoi ai.

“Edhe përkundër ndihmës së mjekëve, personi i aksidentuar, i lindur më 1960, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

Categories
Uncategorized

I shpërthen cigarja elektronike në gojë, 39-vjeçari humb 7 dhëmbë

Një punëtor fabrike ka paralajmëruar të gjithë përdoruesit e cigareve elektronike pasi pajisja e tij shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në fytyre.

Paul, 39 vjeç humbi gjithashtu 7 dhëmbë.

“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e dëmtuar sa nuk e dija në atë moment çfarë kishte ndodhur.”

Pas incidentit Paul u dërgua në Spitalin Friarage, Northallerton ku po merr trajtim mjekësor.

Ai tani po përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm dhe një trajtim privat dentar me vlerë mijëra paund.

Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.

Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi.

Categories
Uncategorized

FOTO – Gjarpri gjigant në Parkun e Gërmisë

Një gjarpër gjigant është parë sot në Parkun e Gërmisë derisa ishte duke gëlltitur një ketër.

 

Pamjet e gjarpërinjve nuk janë të rralla në Parkun e Gërmisë, por një gjarpër kaq gjigant rrallë është parë nga syri i njeriut në këtë park.Për më shumë shihni fotografitë e dërguar në adresë të KALLXO.com nga një qytetar i cili gjatë shëtitjes në Parkun e Gërmisë ka hasur në gjarprin gjigant.

Categories
Uncategorized

Mos ia mësyni Merdares e Dheut të Bardhë, kaq kilometra ka shkuar kolona

Bazuar në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pikëkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat me pritje për të hyrë në Kosovë.

Në Merdarë, kolonat shkojnë nga 800 metra deri në 1 kilometër derisa pritjet për të kaluar kufirin shkojnë deri në 1 orë e gjysmë. Po ashtu edhe tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë derisa kolonat shkojnë nga 400-450 metra.

Categories
Uncategorized

Bora Zemani shfaqet sensuale gjatë pushimeve me bikini (FOTO)

Bora Zemani është njëra nga prezantueset e njohura shqiptare. Ajo prej shumë muajsh është në qendër të mediave rozë dhe çdo postim i saj kthehet menjëherë në lajm.

Prej disa javësh, moderatorja ka nisur pushimet dhe duket se po relaksohet vërtetë. Bora ka ndarë në Instagram disa foto, ku shfaqet e veshur me bikini të bardha në natyrë. Ajo duket shumë sensuale, ndonëse nuk i ka kushtuar një rëndësi të madhe grimit.

Komentet në fotot kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Ndjekësit e Instagramit e cilësojnë Borën “shumë të nxehtë”, “yll”, “bukuri” dhe shumë komplimenta të tjera.

Categories
Uncategorized

​Kurti: Po angazhohemi që ta kalojmë sa më lehtë dimrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në gjithë Evropën, përfshirë edhe Kosovën, ka thënë se po bëjnë remonte të njësive Kosova A dhe B, në mënyrë që të ketë sa më shumë prodhim vendor, por nuk ka përjashtuar as mundësinë e subvencionimit për energjinë elektrike, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë dimri.

Kurti ka thënë për KosovaPress se në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim, nuk do të mund të eliminohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë.

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor. Ne kemi shumë qymyr, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Duke pas parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vinë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, tha ai.

Derisa nuk përjashtoi mundësinë e subvencionit të Qeverisë në rast të krizës energjetike.

“Ne gjithmonë jemi në ballë të betejave që i kanë qytetarët e Republikës, përfshirë këtu edhe subvencionimin që bëjmë.. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka ndarë mjete për subvencionim në mënyrë që kostoja të mos reflektohet, apo sa më pak të reflektohet te qytetari, pra është fjala për koston e shtuar në kushtet e krizës energjetike”, ka thënë ai.

Categories
Uncategorized

Fadil Kodra dorëzon kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës i cili e shkarkoi

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është dorëzuar një kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Fadil Kodra, i cili u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), e akuzon Sveçlën për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gazeta Express e ka siguruar kallëzimin penal.LEXO EDHE:​Kurti bëhet gati për dimër: Po angazhohemi që ta kalojmë sa më lehtë

Përmes avokatit të tij, Faton Fetahu, Kodra në kallëzimin penal që mban datën 22 korrik 2022, e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.

“Personi i kallezuar, në cilësi të personit zyrtar, përkatesisht si titullar i institucionit qeveritar, me dashje dhe në kundershtim me autorizimet e tij ligjore dhe legjislacionin në fuqi, ka nxjerrë Vendimin nr. 0529/2022, të datës 14.07.2022, permes të cilit, ka shfuqizuar Vendimin nr. 107/2015, të datës 13.03.2015, edhe pse në rrethanat e rastit konkret, vendimi i shfuqizuar nuk është prej vitesh në fuqi, pasi qe i njëjti është shfuqizuar ipso-jure (automatikisht) me rastin e emerimit të z. Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshem të AME-se, me Vendimin nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.01.2018”, thuhet në kallëzimin penal.

“Nderkaq, me date 14.07.2022, Ministri z. Svecla ka nxjerrë Vendimin nr. 0530/2022, përmes të cilit, ka caktuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshem të AME-së, z. Shefki Abdullahu, në pozitën e Drejtorit të Përgjithshem të AME-së, deri ne plotesimin e kesaj pozite sipas legjislacionit përkatës në fuqi, vendim i cili cënon në menyre direkte marrëdhenien e punës së z. Kodra, rrjedhimisht ndërpret marrëdhenien e punes së tij, si Drejtor i Përgjithshem i AME-së, nga njera anë, si dhe po ashtu si zyrtar publik, nga ana tjetër”, thuhet tutje në kallëzimin penal.

Avokati i Kodrës shkruan në akllëzim penal se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla sipas tij, tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.

“Prandaj, në rrethanat e rastit konkret, ministri ka mbivendosur ne raport me qeverinë, kur e ka shperfilluar zbatimin e Vendimit nr. 02/25 të Qeverisë së Republikës së Kosoves të datës 22.01.2018, mbi bazen e te cilit ankuesi është emeruar Drejtor i Pergjithshem i AME-së pas një procedure standarde ligjore rekrutimi me mandat ligjor prej pese pesë (5) vitesh”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal.

Dispozitat ligjore, sipas avokatit të Kodrës, thonë se nuk është përmubushur asnjë kusht ligjor që klienti i tij të shkarkohej.